Samiti i Zagrebit për Ballkanin Perëndimor do të shtyhet për një afat të pacaktuar, si pasojë e masave kundër Covid-19.
Vendimin për shtyrjen e samitit, të planifikuar fillimisht më 7 maj, e ka marrë Kryesia Kroate e Këshillit të Bashkimit Evropian.
Data e re do të vendoset pas bisedimeve me Këshillin Europian.
Në rast se deri në qershor, zhvillimi i samitit në Zagreb do të jetë i pamundur, atëherë ai do të zhvillohet në mënyrë virtuale deri në fund të presidencës kroate, më 30 qershor.
Samiti i Ballkanit Perëndimor në Zagreb është planifikuar si një nga ngjarjet kryesore të Presidencës Kroate, me qëllim mbledhjen e liderëve të BE-së dhe rajonit për herë të parë që nga Samiti i Sofjes në maj 2018.
Në këtë samit marrin pjesë liderët e Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Serbisë, Maqedonisë së Veriut e Bosnje-Hercegovinës dhe drejtuesit e institucioneve të BE-së.
Samiti supozohet të shërbejë si fillimi i takimeve të rregullta midis Ballkanit Perëndimor dhe BE-së dhe do të vijojnë të takohen të paktën një herë në vit.
Një tjetër qëllim i presidencën kroate ishte hapja e negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, e cila u arrit.
Pas Kroacisë, më 1 korrik 2020, presidencën e Këshillit Europian e merr Gjermania.