
Votimi i Parlamentit Europian për liberalizimin e vizave me Kosovën i planifikuar më 12 Korrik u shty për në pesë shtator.
Eurodeputetja Fajon, raportuesja e Kosovës në Parlamentin Europian, në një njoftim për shtyp, tha se vendimi u shty për arsye se Kosova nuk ka bërë mjaftueshëm progres në plotësimin e kërkesave të fundit, në veçanti, në ratifikimin e marrëveshjes kufitare me Malin e Zi.
“Unë vendosa të shtyjë për në Shtator vendimin për lëvizjen pa viza për Kosovën. Kosova dështoi në plotësimin e kriterit të fundit, në veçanti në ratifikimin e marrëveshjes kufitare me Malin e Zi. Unë shpresoj që Parlamenti i Kosovës të ratifikojë marrëveshjen përpara pushimeve të verës, në mënyrë që të më mundësoj, mua, të negocioj për votimin e liberalizimit të vizave në vjeshtë,” – tha ajo.
Eurodeputetja Fajon tha se pas ratifikimit të marrëveshjes me Malin e Zi, Parlamenti Europian në fund të vitit 2016 do të votojë për miratimin e lëvizjes pa viza për Kosovën.