
Shtyrja e pagesave të kredive edhe me 3 muaj të tjerë, nuk përfshin institucionet financiare jo bankare, ndryshe nga shtyrja e parë e muajit mars. Arsyeja është mungesa e likuiditetit që këto institucione kanë në rast se pagesat mujore të klientëve nuk kryhen.
Nga muaji mars, kur Banka miratoi shtyrjen e parë 3-mujore, institucionet që japin hua mikro morën 30 mijë kërkesa për shtyrje. Vlera totale e tyre ishte 70 milion euro.
Sipas Monitor.al, Shoqata Shqiptare e Mikrofinancës ka njoftuar kredimarrësit që nuk përfshihen në udhëzimin e Bankës së Shqipërisë për shtyrjen e dytë të kësteve të kredive deri më 31 gusht.