Pas dy ditësh flakë, zjarri në pyjet e Gramshit është shuar pas ndërhyrjes së zjarrëfikëseve.
Dhjetëra hektarë pyje, pisha, pemë shekullore pranë në pyllin e malit Koshnicë janë djegur, bashkë me kafshët e gjallesat që jetonin aty.
Për shkak të terrenit të vështirë, zjarrëfikëset e kanë patur shumë të vështirë të ndërhyjnë.
Sipas autoriteteve zjarrëvenia ka qenë e qëllimshme.
Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako ka deklaruar se policia poi heton këto raste, pasi zjarrëvënia jo vetëm dëmton mjedisin, por vë në rrezik dhe banorët që jetojnë pranë këtyre zonave.
AKMC raportoi se në 7 muaj janë zbuluar 329 vatra zjarri në gjithë vendin, por 168, ose 51 përqind janë zbuluar vetëm në muajin korrik.