Shuhet zjarri në pyjet e Gramshit, dhjetëra hektarë pemë të djegura

Nga Exit News
Shuhet zjarri në pyjet e Gramshit, dhjetëra hektarë pemë të djegura

Pas dy ditësh flakë, zjarri në pyjet e Gramshit është shuar pas ndërhyrjes së zjarrëfikëseve.

Dhjetëra hektarë pyje, pisha, pemë shekullore pranë në pyllin e malit Koshnicë  janë djegur, bashkë me kafshët e gjallesat që jetonin aty.

Për shkak të terrenit të vështirë, zjarrëfikëset e kanë patur shumë të vështirë të ndërhyjnë.

Sipas autoriteteve zjarrëvenia ka qenë e qëllimshme.

Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako ka deklaruar se policia poi heton këto raste, pasi zjarrëvënia jo vetëm dëmton mjedisin, por vë në rrezik dhe banorët që jetojnë pranë këtyre zonave.

AKMC raportoi se në 7 muaj janë zbuluar 329 vatra zjarri në gjithë vendin, por 168, ose 51 përqind janë zbuluar vetëm në muajin korrik.

gramsh pylli

gramsh pylli

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>