Këshilli Politik do të zhvillojë mbledhjen e radhës të martën, 26 maj, në orën 11:00.
Takimi është konfirmuar nga Përfaqësia e OSBE-së në Tiranë dhe vjen pas ftesës së opozitës për tu mbledhur të hënën, 25 maj.
“Duke qenë se dita e Hënë i bie festë Bajrami e për rrjedhojë ditë pushimi, OSBE ka mundesuar rezervimin e salles per takimin e grupit te punes per reformen zgjedhore, ne date 26 Maj 2020, ora 11:00 tek Pallati Kongreseve,” sqaron përfaqësia e OSBE-së.
Të premten, 22 maj, përfaqësuesit e PD-së e LSI-së, Oerd Bylykbashi Petrit Vasili i dërguan letër Damian Gjiknurit dhe Rudina Hajdarit, për t’i ftuar në takimin e radhës dhe për të treguar se opozita mbetet e përkushtuar të përfundojë sa më parë reformën zgjedhore.