Shumica e shqiptarëve e kundërshtojnë bërjen e një vaksine që mund të parandalojë infektimin me Covid-19.
Sipas një sondazhi të IDRA-s, 54 për qind e shqiptarëve u përgjigjën me ‘absolutisht jo’ ose ‘më së shumti jo’, kur u pyetën nëse do të vaksinohen kundër Covid-19, kur një vaksinë të jetë gati.
Vetëm 37 për qind e të intervistuarve u përgjigjën se ‘do të vaksinohen’ ose se ‘me shumë gjasa do të vaksinohen’.
Shkaqet kryesore se përse 54 për qind e qytetarëve kanë deklaruar se nuk do të vaksinoheshin, janë frikë nga efektet anësore, 53 për qind prej tyre dhe dyshimi tek efektshmëria e saj, 11 për qind prej tyre.
Ndërsa 20 për qind kanë deklaruar se janë kundër vaksinave në përgjithësi.