Shumica socialiste vendos t’i drejtohet sërish Komisionit të Venecias

Nga Redaksia
Shumica socialiste vendos t’i drejtohet sërish Komisionit të Venecias

Shumica socialiste vendosi ti dërgojë sërisht pyetje Komisionit të Venecia në lidhje me dekretimin e Marsida Xhaferllarit si anëtarë e Gjykatës Kushtetuese. Gjatë mbledhjes së sotme të Komsionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit Meta, deputetja Klotilda Bushka propozoi pesë pyetjet e mëposhtme:

  1. A mundet Presidenti të mos organizojë ceremoninë e betimit të gjyqtarit kushtetues, kur ai apo ajo në konsiderohen të emëruar. Në këtë rast a konsiderohet e cënuar e drejta e një gjyqtari kushtetues të ushtrojë detyrën?
  2. Emërimi i një gjyqtari Kushtetues, tej afatit prekluziv 30 ditor dhe jashtë listës së kandidatëve të emëruar të miratuar nga KED a e cënon parimin e Gjykatës së krijuar me ligj, a ndikon kjo në legjitimitetin e vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese duke vënë në dyshim garancinë e shtetasve për një proces të rregullt ligjor
    A bie ndesh kjo frymën e mekanizmave zhbllokues në zgjedhjen dhe emërimin e anëtarëve të organeve kushtetuese ?
  3. A është në përputhje me standardet më të mira zbatimi i mekanizmit zhbllokues pas mosveprimit të Presidentit për të emëruar brenda 30 ditëve gjyqtarin Kushtetues, si rrjedhojë e të cilit konsiderohet e emëruar ky gjyqtar?
  4. Në rast se Presidenti nuk organizon ceremoninë e betimit të gjyqtarit kushtetues nisur nga solemniteti i betimit si akt, çfarë mekanizmi mund të përdoret për ta zhbllokuar një situatë të tillë? A është betimi me shkrim për të plotësuar kushtin e betimit për të filluar ushtrimin e detyrës në situatën kur konsiderohet i emëruar për efekt të ligjit?
  5. Cilat mund të ishin zgjidhjet të standardeve më të mira për të shmangur rastet kur organi i ngarkuar me kryerjen e betimit refuzon të thërrasë për betim zyrtarin përkatës?

Komisionit Hetimor vendosi të zgjeronte objektin e tij, duke përfshirë dhe ngërçin kushtetues për emërimin e anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese. Për këtë fakt, shumica socialiste do të thërrasë si dëshmitar, kryetarin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvoranin.

Komisioni parlamentar për shkarkimin e Presidentit Meta u ngrit në korrik të këtij viti. Kuvendi e akuzon zotin Meta për shkelje të Kushtetutës për shkak të anullimit të dekretit të për caktimin e datës 30 qershor si datë për zgjedhjet vendore .

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>