
Qeveritë e Bashkimit Evropian diskutuan se si do të funksionojë një çertifikatë e Covid-19, e cial do të mundësojë hapjen e vendeve për turizëm.
Pas diskutimeve, Reuters lajmëroi se Parlamenti Evropian ka vendosur se:
Certifikata e Covid-19 do të shpërndahet falas nga autoritetet shëndetësore në vendet e BE për njerëzit e vaksinuar, ose ata me test negativ të Covid-19, ose për ata që janë shëruar.
Askush nuk do të jetë i detyruar të përdorë certifikatën e BE-së.
Certifikata mund të jetë një letër ose një dokument dixhital, me një kod që mbart të dhëna për personat.
Ndërsa vendet e BE-së duhet të ende të vendosin, nëse:
Testet e shpejta, por më pak të sakta, të Covid-19 mund të përfshihen në certifikatë.
Të gjitha vaksinat mund të merren parasysh për certifikatën, ose vetëm ato të miratuara nga Agjencia Evropiane e Barnave.