Instituti i Shëndetit Publik ka miratuar protokollin e hapjes së pishinave të hapura. Sipas rekomandimeve të ISHP çdo pishinë në ambjent të hapur duhet të funksionojë me 50 përqind të sipërfaqes. Masat e tjera të miratuara nga ISHP janë:
Ulëset duhet të vendosen në distancë 3,5 metra nga njëra-tjetra, dhe të dezinfektohen. Ndërsa uji i pishinës duhet të klorifikohet dhe të vendoset një sistem filtrimi.
Gjithashtu, punonjësit e pishinës duhet të mbajnë maske gjatë gjithë kohës dhe të masin temperaturën për çdo klientë. Higjenizuesit e duarve duhet të vendosen në hyrje të pishinës dhe në vende ku ka më shumë qarkullim.
Ndërsa, klientët duhet të mbajnë sendet personale në çantë ose t’i fusin në qese plastike njëpërdorimshe.
Pishinat e mbyllura nuk do të hapen ende. Këto rregulla iu propozuan minsitres së Shëndetësisë dhe priten të miratohen.