Prej 15 tetorit, kinematë do të mund të hapen dhe fillojnë punën, pas 7 muajsh pushim që prej fillimit të pandemisë.
Sipas udhëzimit të qeverisë, rregullat që duhet të zbatohet gjatë punës së kinemave janë si më poshtë:
- Rezervimet për kinema do të jenë vetëm online që të shmangen grumbullimet tek zona e pritjes,
- Të gjithë klienëtëve do t’i matet temperatura në hyrje,
- Nuk do të lejohet të hyjë askush me temperaturë më të lartë se 37,5 gradë,
- Distancimi fizik mes klientëve do të jetë 1.5 metër,
- Nuk lejohet ushqimi dhe pijet në kinema,
- Shfaqjet të kenë të paktën 15 minuta pushim nga njëra-tjetra.,
- Të ajrosen sa më shpesh ambientet.