Si do të hapen kinematë?

Nga Exit News
Si do të hapen kinematë?

Prej 15 tetorit, kinematë do të mund të hapen dhe fillojnë punën, pas 7 muajsh pushim që prej fillimit të pandemisë.

Sipas udhëzimit të qeverisë, rregullat që duhet të zbatohet gjatë punës së kinemave janë si më poshtë:

  • Rezervimet për kinema do të jenë vetëm online që  të shmangen grumbullimet tek zona e pritjes,
  • Të gjithë klienëtëve do t’i matet temperatura në hyrje,
  • Nuk do të lejohet të hyjë askush me temperaturë më të lartë se 37,5 gradë,
  • Distancimi fizik mes klientëve do të jetë 1.5 metër,
  • Nuk lejohet ushqimi dhe pijet në kinema,
  • Shfaqjet të kenë të paktën 15 minuta pushim nga njëra-tjetra.,
  • Të ajrosen sa më shpesh ambientet.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>