Si do të ulë kriza e Covid-19 të ardhurat për qytetarët shqiptarë?

Nga Exit News
Si do të ulë kriza e Covid-19 të ardhurat për qytetarët shqiptarë?

Të ardhurat për frymë të shqiptarëve në vitin 2020 pritet të ulen me 425 dollarë, nga 5,323 dollarë mesatarisht për person në 4,898 dollarë.

Kështu ka parashikuar Fondi Monetar Ndërkombëtar në studimin e efekteve të pandemisë në ekonomitë globale. Shkak për këtë ulje është kryesisht kriza ekonomike e shkaktuar nga koronavirusi.

Në total, sipas shifrave të FMN-së, Shqipëria parashikohet se do të humbasë 1.24 miliardë dollarënë 2020-ës, ose sa 8 për qind e të ardhurave vjetore në 2019-n.

Siç FMN ka parashikuar dhe më parë, në Ballkanin Perëndimor Shqipëria dhe Mali i Zi pritet të jenë vendet më të prekura nga pandemia për shkak të varësisë së tyre të lartë nga industria e turizmit.

Ndërsa vende si Maqedonia e Veriut parashikohen të goditen shumë më pak për sa i përket të ardhurave për frymë, pasi ekonomia e saj nuk varet nga turizmi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>