Si humbi jetën 66 vjeçari lushnjar me COVID

Nga Exit News
Si humbi jetën 66 vjeçari lushnjar me COVID

66 vjeçar nga Lushnja, i cili vdiq sot, në spitalin infektiv në QSUT, fillimisht u shtrua rreth tre havë më parë në Spitalin e Sëmundjeve të Mushkërive (Sanatorium) me probleme të rënda të funksionimit të veshkave.

Duke qenë se pamjaftueshmëria e veshkave, zakonisht, jep shqetësime të frymëmarrjes, ai u shtrua në Sanatorium, për t’u përkujdesur si për veshket ashtu edhe për problemet anësore të frymëmarrjes.

Mjekët besojnë se pacienti ka patur probleme më të hershme me veshkat, të cilat kanë mbetur të paidentifikuara dhe të pakuruar për disa kohë, deri sa sëmundja ka përparuar në atë nivel që ka dhënë probleme serioze të funksionimit të veshkjave.

Pas rreth 10 ditësh trajtimi në Senatorium, në repartin e terapisë intensive ku ishte vendosur në apparat frymëmarrje të detyruar, i sëmuri zhvilloi temperaturë të lartë. Kontrolli i mushkërive dhe skaneri zbuloi se pacienti kishte zhvillaur ndërkohë një pneumoni akute.

Për këtë arsye atij u bë testi i koronavirusit dhe ai u diagnostikua me COVID-19. Ai u transferua menjëherë në repartin e reanimacionit të spitalit infektiv në QSUT, ku humbi jetën pavarësisht terapisë intensive.

Fatkeqësisht, një nga komplikacionet kryesore që shkakotn COVID përveç pneumonisë, është edhe goditja në funksionimin e veshkave, që në rastin e një personi që vuan paraprakisht nga veshkat bëhet një faktor i madh rreziku. Edhe pse mjekët nuk kanë dhënë detaje se cili organ i tij dështoi, mendohet se kombinimi i dështimit të veshkave dhe mushkërive ka qenë fatal.

Sikurse kemi shpjeguar më herët, është e paqartë se si 65  kontraktoi koronavirusin pacienti. Hipoteza kryesore mbetet që e ka marrë nga një i afërt i tij që jeton në Itali por që ndodhet në Shqipëri dhe e kishte vizituar në Senatorium.

Ky pacient u bë burimi i infeksionit të 12 persona të tjerë, ndër të cilët 8 pjesëtarë të personelit mjekësor të Sanatoriumit.

Lushnjari është personi i dytë me COVID-19 që ka humbur jetën, pas nje gruaje 73 vjeçare në Durrës e cila vdiq para një jave.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>