Piro Sota, gjyqtari i Fierit ka lehtësuar masën e arrestit për Elton Metaj, vraësin e ish-bashkëshortes, Sabrina Bengaj të premten, në shtëpinë e saj. Sota u largua të premten nga Komisioni i Posaçëm i Kualifikimit, KPK për mosjustifikim të pasurisë.
Si ndodhi vrasja:
Elton Metaj, 31-vjeç qëlloi me armë zjarri ish-bashkëshorten e tij, Sabrina Bengaj, 23 vjeç, të premten në darkë. Pas vrasjes, ai u fsheh në pyll derisa u arrestua nga policia.
Një vit më parë, Metaj kishte marrë peng familjen e bashkëshortes dhe I ka l;iruar më ndërhyrjen e policisë.
Më pas ai u arrestua për rrëmbim, dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje.
Çifti kishte një fëmijë 2-vjeç.
Viktima kishte marrë nga gjykata një urdhër mbrojtje, i cili skandonte me tetor 2021.
Si u lirua nga burgu autori i vrasjes:
Elton Metaj u dënua në 2020 me burg për pengmarrje. Por, pas ekspertizës mjekësore, Gjykata e Fierit vendosi izolimin e tij në spitalin psikiatrik.
Në korrik 2021, avokati i Metajt kërkoi ndryshimin e masës së arrestit, nga izolim në spitalin psikiatrik në mjekim në shtëpi.
Kjo kërkesë u pranua nga gjyqtari Sota, i cili e la të lirë Metajn.
Të dënuarit e liruar nga gjyqtari Spiro Sota:
Në 31 janar të 2021, gjyqtari Sota liroi nga burgu tre të akuzuar për vrasjen e 57-vjeçarit Pelivan Sinanrrapaj.
Të liruarit ishin Ferdinand Merkaj, Fitim Zekaj e Festim Alimerkaj, me justifikimi se nuk paraqesin ‘rrezikshmëri shoqërore’, shkruan gazetari Qyno, për Shqiptarja.com.
Në 11 tetor 2019, ai liroi Sardian Sulejmanin, i dënuar me 25 vjet burg në 2014, me justifikimin e sjelljes së mirë.
Sardian Sulejmani u dënua në korrik të vitit 2014 nga Gjykata e Lartë me 25 vite burg për akuzat: 2 përpjekje për të vrarë Lulzim Berishën – atentate të ndorhura në gusht 2005 – dhe për vrasjen Avni Gashit në tetor 2005.
Më 13 shtator 2018, Sota liroi nga burg Ermal Hoxhën, pasi kishte kryer vetëm gjysmën e dënimit për veprat penale të “prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike” dhe “pjesmarrjes në organizatë kriminale”.
Gjyqtari Pirro Sota i rrëzoi kundërshtimet e Prokurorisë për moslirimin e Hoxhës dhe morri për bazë raportet positive të drejtorisë së burgjeve, duke e liruar atë nga burgu.