Si infektoi 13 persona në autobus—rasti që tregoi fuqinë e rrezikshme të koronavirusit

Nga Exit News
Si infektoi 13 persona në autobus—rasti që tregoi fuqinë e rrezikshme të koronavirusit

Një njeri i vetëm në Kinë ka arritur të infektojë 13 persona me të cilët udhëtoi rreth katër orë në të njejtin autobus publik pa u prekur fare me ta.

Rasti i tij është studiuar në detaje nga Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve në Kinë, dhe ka sjellë të dhëna dramatike për forcën e koronavirusit dhe rrezikshmërinë e përhapjes së tij.

Personi, i njohur si “pacienti A” në studim, u diagnostifikua me COVID-19 koronavirusi më 22 janar.

Disa ditë më parë ai kishte udhëtuar me autobuz, ndërkohë që kishte simptoma gripale.

Kamerat e sigurisë të autobuzit treguan se pacienti A nuk preku asnjë njeri dhe nuk ndërveproi me askënd në autobus.

Ai ishte i ulur në rreshtin e fundit të autobuzit me një pasagjer tjetër në krah.

Filmimet i ndihmuan hulumtuesit të identifikonin rrugën dhe distancën e përhapjes së mikrobit prej tij tek të tjerët.

Në fund të udhëtimit katër orësh, virusi ishte përhapur tek 7 pasagjerë të tjerë që kishin udhëtuar gjatë gjithë kohës më pacientin A, nga personi që ishte ulur afër me të deri tek dy që ndodheshin 6 rreshta sedilesh para tij.

Por të infektuar kanë mbetur edhe pasagjerë që kanë hipur më pas në të njejtin autobus. Nga një grup pasagjerësh që hipën në autobus 30 minuta pasi kishte zbritur pacienti A, u infektua një pasagjer i cili u ul në fillim të autobuzit dhe nga ana tjetër nga ku ishte ulur pacienti A.

Të gjithë të infektuarit mund të kenë thithur piklat e lëshaura në ajër nga fryma e nxjerrë e pacientit A ose e ndonjë pasagjeri tjetër në autobus të posa infektuar nga pacienti A.

Të nesërmen, pacienti A udhëtoi me një tjetër autobus për rreth një orë dhe infektoi dy pasagjerë të tjerë të cilët ishin ulur 4,5 metra larg tij.

Hulumtuesit zbuluan se pacienti A infektoi të paktën edhe tre persona të tjerë, duke e çuar në 13 numrin e njerëzve që e morën virusin prej tij.

Studimi gjeti se në autobuz mikrobet kanë udhëtuar të paktën për 4,5 metra, thuajse katër herë më shumë se sa distanca që ishte menduar se ishte e sigurt prej 1-1,5 metra.

Hulumtuesit zbuluan gjithashtu se viruset qendruan në ajër për të paktën 30 minuta. Deri tani mendohej se mikrobet qendrojnë në ajër për pak minuta dhe pastaj bien në tokë.

Asnjë nga personat që ka pasur maskë në autobus nuk është infektuar, çka tregon se maskat mbrojtëse janë mjet efikas kur përdor transportin publik.

Ndërkohë, virusi mund të qendrojë në sipërfaqe të objekteve për ditë të tëra—vurusi i gjet në dorezën e derës, mbajtëset e autobuzit dhe krahët e karriges pas disa ditësh.

Kërkuesit shpjeguan se hapësira e mbyllur e autobuzit dhe rrymat e nxehta të ajrit të krijuara nga kondicioneri krijojnë mjedisin perfekt për përhapjen e koronavirusit. Ajri i nxehtë mund të transportojë mikrobin në një distancë më të madhe se sa 1,5 metra.

Kërkuesit këshillojnë dizenfektim të mjeteve të transportit publik, dhe pastrimin e tyre dy herë në ditë, ndërmjet ndërrimit të pasagjerëve.

 

Përditësim (11 mars, ora 11:30): Të mërkurën studimi i referuar më sipër u hoq nga faqja e qendrës kërkimore, pa dhënë asnjë shpjegim, me gjasa për të mos ngjallur asnjë reagim, por South China Morning Post, gazeta kryesore e Hong Kongut, dhe gazeta e Partisë Komuniste kineze Global Times e kanë ende artikullin në faqen e tyre.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>