Një pacient në Spitalin e Sëmundjeve të Mushkërive (Sanatorium) në Tiranë ka infektuar 12 persona të tjerë, mes tyre 3 mjeke, një radiograf dhe 3 infermiere të spitalit.
Pacienti, një 66 vjeçar nga Lushnja, u shtrua në Sanatorium me probleme të rënda të funksionimit të veshkave. Gjatë trajtimit spitalor, ai zhvilloi pneumoni, prandaj atij ju bë testi për koronavirus, ng ai cili u zbulua se ai ishte prekur nga COVID-19.
Është e paqartë nëse personi ka patur me infeksion të mbartur apo është infektuar gjatë qendrimit në spital. Një hipotezë është se mund të jetë infektuar nga një i afërm që jeton në Peruggia, Itali, i cili e ka vizituar në spital. Fatkeqësisht, ky i afërm nuk është identifikuar dhe nuk i është nënshtruar analizës për COVID-19, çfarë është shpërfillje e rrezikshme.
66 vjeçari, i cili është aktualisht në gjendje kritike pranë sitalit infektiv të QSUT-së, infektoi direkt një mjeke reanimatore, e cila është personi që i vendosi tubat e furnizimit me oksigjen.
Ai infektoi edhe tre mjeke të tjera, të treja specializante, dy pneumonologe dhe një kardiologe, të cilat i kanë shërbyer para se ai të diagnostikohej me infeksion.
Mendohet se ai ka infektuar, gjithashtu, direkt edhe një specialist të radigorafisë, edhe pse ekziston dyshimi se radiografi mund të ketë marrë infeksionin indirekt nga burime të tjera.
Po nga pacienti fillestar u infektuan tre infermiere, kryeinfermierja dhe dy infermieret e pavionit ku ai ishte i shtruar, të cilat i kanë marrë atij kampionët e gjakut për analiza, i kanë dhënë kurimin dhe ndihmë tjetër mjekësore.
Nga infermieret është infektuar një pacient tjetër në të njejtin pavion.
Nga ky i fundit pastaj janë infektuar tre të sëmurë të tjerë, të cilët qëndruan disa ditë në të njejtën dhomë me të.
Në total, nga një pacient i vetëm u infektuan katër mjeke, një radiolog, tre infermiere, dhe katër pacientë.
Katër pacientët janë kaluar në spitalin infektiv të QSUT-së, ndërsa mjekët dhe infermieret e Sanatoriumit janë në gjendje të mirë shëndetsore, të gjithë të vetëizoluar në banesat e tyre.