Si koronavirusi sulmon zemrën, trurin dhe mëlçinë – përveç mushkërive

Nga Exit News
Si koronavirusi sulmon zemrën, trurin dhe mëlçinë – përveç mushkërive

Deri më tani ne e kemi parë Covid-19 si një virus që shkakton probleme me frymëmarrjen dhe që sulmon mushkëritë.

Por një sërë studimesh të fundit, tregojnë se virusi prek dhe sistemin tonë vaskular, organe të tjera, zemrën, madje dhe trurin.

“Ne po shohim një sërë sëmundjesh; disa njerëz pësojnë mpiksje gjaku, të tjerë goditje në zemër ose dështim të veshkave,” tha Dr. Ajay Shah, në King’s College Hospital, në Londër, pjesë e studimit.

Por, si sulmon virusi?

Hunda dhe fyti

Këtu fillon infeksioni, shpesh duke bllokuar nuhatjen, njohur si dhe një ndër shenjat e para të virusit, përpara se të zhvendoset në fyt.

Në këtë pikë pacientët janë të infektuar dhe mund të infektojnë të tjerë, por ende nuk vuajnë nga ndonjë simptomë e rëndë. Kjo është një nga rreziqet më të mëdha të koronavirusit: periudha e gjatë e inkubacionit.

Mushkëritë

Nëse sistemi imunitar i trupit nuk e vret virusin në këtë fazë të hershme, virusi shkon poshtë në mushkëri dhe aty fillon të shkaktojë probleme më serioze.

Është ajo që ne e quajmë pneumonit- pezmatim i indit të mushkërive – që ndalon marrjen e oksigjenit siç duhet, i bën mushkëritë të lagështa dhe të rënda, shpjegojnë mjekët.

Për disa pacientë, kjo mund të çojë në sindromën akute të shqetësimit të frymëmarrjes (ARDS) – një gjendje potencialisht fatale ku nivelet e oksigjenit në gjak bien në një nivel të ulët të rrezikshëm.

Në këtë moment, pacientët duhet të jetë të lidhur me ventilator oksigjeni, por dhe pajisja me të, nuk ndalon përparimin e virusit për në organet e tjera.

Fatkeqësisht, tek shumë njerëz, sistemi imunitar mbivepron kundër infeksionit – duke shkaktuar një “stuhi citokine”, gjatë së të cilës trupi në thelb sulmon veten.

“Ky proces inflamator në tërë trupin ju bën që të keni rrahje të lartë të zemrës. Ajo bën që enët e gjakut të rrjedhin. Është ajo që e bën 20 përqind të njerëzve të pësojnë dështim të veshkave, apo të kenë probleme me zemrën. Pra, kur pacientët vdesin në intubim, ata kryesisht vdesin nga kjo stuhi citokine. Ata vdesin nga dështimi i shumëfishtë i organeve,” tha Dr Young.

Zemra dhe enët e gjakut

Studiuesit mendojnë se virusi mund të prekë dhe sistemin e qarkullimit të gjakut, duke u futur thellë në venat tona.

Saktësisht se si virusi sulmon zemrën dhe enët e gjakut mbetet një mister, por ekspertët besojnë se infeksioni mund të shkaktojë mpiksje të gjakut, sulme në zemër dhe inflamacion kardiak.

“Pacientët e sëmurë në spital me Covid po tregojnë probleme domethënëse në zemër dhe sistemin vaskular”, tha Prof Shah.

Një studim në revistën JAMA Cardiology, zbuloi se 20 përqind e 416 pacientëve të shtruar në Wuhan me koronavirus kishin dëmtime në zemër.

Kjo mund të shpjegojë pse pacientët me diabet dhe sëmundje të zemrës janë më në rrezik për të humbur jetën në rast se preken nga Covid-19.

Mëlçia

Nivelet e ngritura të enzimës në mëlçi janë vërejtur në një numër të konsiderueshëm të pacientëve me Covid-19, që tregon dëmtimin e organeve. Nuk është e qartë nëse ky dëm është shkaktuar nga çrregullimi i sistemi imunitar, ilaçet e dhëna për të luftuar virusin apo edhe vetë virusin.

Veshka

Në raste të rënda, Covid-19 mund të shkaktojë dëme në veshka – një studim i pacientëve të shtruar në spital në Wuhan, zbuloi se 27 përqind të pacientëve kishin dështim të veshkave.

Është e paqartë nëse kjo ndodh sepse virusi sulmon veshkat drejtpërdrejt – apo nëse është përgjigja e trupit ndaj diçkaje tjetër, siç është ulja e presionit të gjakut.

Sido që të jetë, kjo mund të rrisë në mënyrë masive nevojën për dializë.

Truri

Mjekët janë deri më tani të paqartë se si virusi ndikon në tru, por studimet tregojnë se pacientët me Covid-19, kanë pësuar dhe goditje, mpiksje gjaku dhe inflamacion të trurit.

“Nga vëzhgimi tek pacientët, shumë pacientë janë konfuzë, gjë që në thelb është një shenjë se diçka nuk është në rregull në trurin e tyre,” tha Dr Young.

“Nëse virusi po ndikon drejtpërdrejt në tru, ose nëse është një shenjë që nivelet e oksigjenit janë thjesht shumë të ulta, ne nuk jemi akoma të sigurt.”

Por një studim rasti nga Japonia raportoi gjurmë të virusit në lëngun cerebrospinal të një pacienti me Covid-19, i cili zhvilloi meningjit dhe encefalit. Kjo sugjeron që Sars-Cov-2 mund të jetë në gjendje të depërtojë në sistemin nervor qendror.

“Edhe nëse pjesa më e madhe e sëmundjes fillon në mushkëri, gjë që pothuajse me siguri do të jetë, virusi prek qartësisht dhe shumë pjesë të tjera të trupit,” tha Prof Shah.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme