Pas më shumë se një muaji izolim tê qytetarëve dhe mbyllje të ekonomisë, vendet e Evropës kanë filluar planin e rihapjes së ekonomisë. Më 11 maj shumë vende evropiane kanë hapur shkollat, bizneset, dhe kanë lejuar lëvizjet e qytetarëve në grupe të vogla. Exit News sjell çfarë lejohet dhe çfarë nuk lejohet, sot, në disa prej vendeve më të prekura nga koronavirusi në Evropë:
Austria hapi sot restorantet sipas një protokolli të caktuar. Aktulisht dyqanet dhe parukeritë janë hapur.
Belgjika hapi të gjitha dyqanet e vogla. Ndërsa kafet, restorantet dhe shkollat vazhdojnë të qendrojnë të mbyllura.
Republika Çeke hapi qendrat tregtare, restorantet me ambjentet e jashtme, pabet, parukeritë dhe muzeumet. Si dhe lejoi zhvillimin e aktiviteteve kulturore dhe sportive deri në 100 persona.
Franca hapi sot çerdhet dhe shkollat fillore si dhe shumë biznese të tjera. Vendi është i ndarë në zonën e gjelbër dhe në zonën e kuqe, në varësi të numrave të të infektuarve. Kafet dhe restorantet do të vazhdojnë të qendrojnë mbyllura.
Gjermani nuk do të hapë asnjë biznes sot. Hapja e radhës pritte më 15 maj me fillimin e kampionatit të futbollit. Ndërkohë dy javë më parë u hapën dyqanet, këndet e lojrave, muzeumet, kopshtet dhe shkollat fillore. Ndërsa, hotelet dhe restorantet u hapën më 9 maj, në zonat ku numri i të infektuarve ëshët I ulët.
Greqia hapi të gjitha dyqanet e veshmbathjeve, si dhe filloi mësimin në shkollat e mesme. Dyqanet e vogla dhe bizneset janë hapur, dy javë më parë.
Italia, deri më 18 maj asgjë nuk pritet të hapet. Deri më tani janë hapur parqet, fabrikat, dhe sektori i ndërtimit, ndërsa baret dhe restrorantet lejohen vetëm me shërbim në shtëpi.
Hollanda hapi sot çerdhet, kopshtet dhe shkollat fillore, parukeritë, kinematë, baret dhe restorantet. Aktivitete sportive nuk lejohen.
Portugalia hapi shkollat dhe dyqanet jo ushqimorë. Ndërsa dyqanet e vogla, kopshtet, parukeritë janë hapur, prej kohësh.
Spanja duke nisur nga sot në zonat më pak të prekura hapi baret me ambjete të jashtme, hotelet, dhe shtëpitë pritëse për turistët. Gjithashtu u lejua sot për herë ët parë pas më shuëm se sa një muaj izolim, dalja e njërëzve në grupe të vogla dhe zhvillimi i ceremonive mortore. Restorant me shërbim në shtëpi, parukeritë dhe disa biznese janë hapur më parë.