Qytetarët duhet të aplikojnë tek e-albania për karta ID dhe pasaporta. Policia e Shtetit bënë verifikimin e aplikimit dhe i kthen përgjigje qytetarit me postë elektronike për orarin e paraqitjes fizike për dhënine e shenjave të gishtave.
Kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook njoftoi se:
“Karta ID apo Pashaporta Biometrike tani merren duke aplikuar online në e-albania. Pasi merr aplikimin Policia e Shtetit ka një afat deri në 8 ditë për verifikimet me procedurë normale dhe vetëm 24 orë për verifikimet me procedurë të përshpejtuar.
Pas kryerjes së verifikimeve, qytetari njoftohet me e-mail për të marrë orarin e paraqitjes fizike për dhënien e gjurmëve biometrike në zyrën përkatëse të kompanisë Aleat. Procesi kryhet sipas orarit të dhënë online dhe në kushte sigurie të plotë antiCOVID19”.