Si të bëni maskën tuaj në shtëpi

Si të bëni maskën tuaj në shtëpi

Mbajtja e maskës në publik është bërë e detyrueshme në disa shtete Europiane, ndërsa maskat kirurgjikale me një përdorim kushtojnë dhe shkaktojnë mbetje plastike.

Exit sjell tre mënyra për të bërë maskat tuaja vetë në shtëpi.

Maska klasike

Prit dy drejtkëndësha nga një cohë pambuku e endur fort. Palosi dhe qepi skajet e maskës që do të mbështeten tek hunda dhe mjekra.Palos dhe qep edhe skajet anësore të maskës, por kujdesu të lësh hapsirë për të shkuar një llastik. Shkoni një llastik 15 cm të gjatë në secilën anë të maskës dhe lidhini fort ato. Vendosni nyjet e lidhjes së llastikut brenda skajeve anësore të maskës dhe qepini.

Screen Shot at

Maska shami

Prit një cohë në formë katore me madhësi 50 cm x 50 cm dhe palose në dysh. Palos skajin e sipërm dhe të poshtëm të maskës rreth 8 cm. Vendos dy llastiqe në skajet anësore të maskës 15 cm larg nga njeri-tjetri dhe më pas palosni dhe qepni dy skajet anësore të maskës me njëra tjetrën.

Screen Shot at

Maskë nga një bluzë e vjetër

Për të bërë një maskë pambuku mund të përdori edhe një bluzë të vjetër. Prini  fundin e saj në madhësinë 18-20 cm. Në këtë cohë që pretë, bëni një tjetër prerje me madhësi 15-18 cm. Prini lakun që formohet, për të krijuar lidhëset.

Screen Shot at

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>