140 mijë qytetarë të vaksinuar plotësisht me të dyja dozat mund të pajisen me “Pasaportë vaksinimi Covid-19” .
Ky dokument mund të merret përmes një aplikimi në E-Albania. Personat e vaksinuar do të njoftohen me një mesazh në telefon se kur mund të pajisen me pasaportën e vaksinimit nga E-Albania.
Pas marrjes së mesazhit, mund të kilikoni në portal dhe të zgjidhni shërbimin “Pasaportë vaksinimi Covid-19”. Më pas, ju duhet të klikoni butonin “Përdor” dhe më pas butonin “Shkarko dokumentin”.
Deri më tani dihet se personat e vaksinuar plotësisht me vaksinën Pfzier dhe AstraZeneca mund të lëvizin lirisht në BE.
Ndërsa për personat e vaksinuar me vaksinën kineze Sinovac dhe Sputnik V ende nuk ka një vendim nëse mund të lëvizin lirisht në vendet e BE-së.
Në vend janë vaksinuar në total 600 mijë persona.