Si u gjurmuan dy familjet shkodrane të infektuara me koronavirus

Nga Exit News
Si u gjurmuan dy familjet shkodrane të infektuara me koronavirus

Në Shqipëri përveçse testimit ka edhe nje strategji për gjurmimin e kontakteve me personat e infektuar. Rasti më i fundit është zbulimi i 12 personave të infektuar në Shkodër. Këtë rast e sqaroi zonja Silva Bino:

“Rastet e Shkodrës janë zbuluar si shkak i hetimit të zinxhirit të kontakteve. Ata janë vetë-izoluar, dhe nuk kanë shfaqur simptoma. Kushdo që ka pasur nevojë nuk i ka munguar testimi. Nuk na mungojnë furnizimet dhe kapacitet për testimet”.

Zonja Bino sqaroi se për një person të infektuar janë testuar rreth 15 kontakte.

OBSH tha para pak kohësh se testimi masiv është një ndër strategjitë efektive për gjurmimin e kontakteve dhe ndalimin e përhapjes së virusit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>