Javët e fundit, Portugalia është kthyer në një nga vendet më të prekura nga koronavirusi.
Që pas natës së vitit të ri, Portugalia ka regjistruar 5510 viktima, ndërkohë që gjatë vitit 2020 numri total i viktimave arriti në 6972.
Numri i rasteve aktive shkoi në 181,623 gjatë janarit ose sa rreth 1,8 përqind e popullsisë.
Spitalet janë të mbipopulluar dhe mediat vendase raportojnë se pacientët presin deri në 12 orë për të hyrë në urgjencë.
Në këtë situatë, qeveria portugeze kërkoi ndihmë ndërkombëtare. Të dielën Austria mori përsipër të kurojë pacientët e Portugalisë që kanë nevojë për terapi intensive.
Sipas mediave, rritja e mënjëhershme e numrit të të infektuarve dhe mbipopullimi i spitaleve kjo erdhi si pasojë e zbutjes së masave kufizuese.
Në dhjetor kryeministri portugez vendosi të lehtësojë masat me fushatën ‘Shpëtoni Krishlindjet’.
Ai tha se shteti nuk duhet të ndërhyjë në festimet familjare.
Në fillim të vitit, Britania zbuloi një variant të ri të koronavirusit, i cili është më ngjitës së varianti i parë. Menjëherë, vendi pezulloi fluturimet e udhëtimet me Britaninë.
Por tashmë varianti anglez kishte hyrë në Portugali, pasi shumë qytetarë anglezë kishin shpenzuar pushimet dimërore aty.
Vetëm javën e kaluar, 50 përqind e rasteve në Lisbonë ishin të infektuar me variantin anglez.