24 pacientë të rinj me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 518.
Ky është numri më i lartë i pacientëve ditor që prej 5 prillit.
6 prej pacientëve të rinj janë personel mjekësor.
24 orët e fundit, është zbuluar dhe rasti i parë në Mallakastër: një infermiere në qendrën shëndetësore në Aranitas.
Në total, janë 19 qytete të prekura.
Të infektuarit e rinj janë:
- 12 të infektuar në Shkodër, duke e çuar totalin në 83,
- 3 të infektuar në Tiranë, duke e çuar totalin në 241,
- 3 të infektuar në Kukës, duke e çuar totalin në 9,
- 3 të infektuar në Fier, duke e çuar totalin në 35,
- 1 i infektuar në Korçë, duke e çuar totalin në 19,
- 1 i infektuar në Kavajë, duke e çuar totalin në 9,
- 1 i infektuar në Mallakastër.
Shkodër
Të infektuarit e rinj në Shkodër janë punonjëse të një fasonerie, një punonjës i policisë në burgun e Reçit dhe një infermiere në Spitalin Rajonal. Të tjerët janë kontakte të personave të infektuar më parë.
Kukës
Tre të infektuarit e rinj në Kukës janë personel mjekësor. Ata janë infektuar si pasojë e kontaktit me kolegun e tyre, infermierin që i shërbeu 90-vjeçares nga Puka. Infermieri ka infektuar dhe 4 pjestarë të familjes së tij.
Korçë
E infektuara e re është një 80-vjeçare, bashkëshortja e një pacienti të identifikuar me Covid-19 më 23 mars.
Fier
Tre të infektuarit e rinj në Fier janë një vatër e re: babai dhe dy djemtë, banues në lagjen “Afrimi i Ri”. Ata dyshohet se e kanë marrë virusin nga kontakte të rastësishme.
Mallakastër
E infektuara e parë në Mallakastër është një infermiere e qendrës shëndetësore Aranitas. ISHP i ka bërë analizat të gjithë punonjësve të kësaj qendre dhe deri tani vëtëm një infermiere rezultoi e infektuar. Ajo është e izoluar në shtëpi, në gjendje të mirë shëndetësore.