18 pacientë të rinj me Covid-19 u zbuluan në 24 orët e fundit, duke shënuar rritje të ndjeshme të të infektuarve ditorë pas 3 ditësh me vetëm 4 pacientë ditorë.
Shpërndarja e të infektuarve të rinj është:
- 11 në Tiranë, duke e çuar totalin e të infektuave aktivë në 81,
- 4 në Krujë, duke e çuar totalin e të infektuave aktivë në 47,
- 2 në Berat, duke e çuar totalin e të infektuave aktivë në 5,
- 1 në Durrës, duke e çuar totalin e të infektuave aktivë në 2.
Në Tiranë, një prej të infektuarve të rinj është një grua 40-vjeçare. Ajo është paciente në spitalin Onkologjik në Tiranë dhe në 5 ditët e fundit ka qenë e shtruar aty.
ISHP ka nisur testimet për mjekët dhe infermierët të cilët kanë pasur kontakt me pacienten.
Të infektuarit e rinj në Krujë janë persona kontakti të punonjësve të dy fasonerive, vatrat kryesore të infektimit me Covid-19 në javët e fundit.
Ndërsa të infektuarit në Berat janë të afërm të pacientëve të rinj të zbuluar ditët e fundit. Një prej tyre është djali i ekonomistes së Ujësjellësit Berat e cila u zbulua se ishte infektuar me Covid-19 më 12 maj. Ndërsa pacientja tjetër e re është bashkëshortja e punonjësit tjetër të Ujësjellësit të infektuar.