Si u përhap Covid-19 në 24 orë: të paktën 7 të infektuara, punonjëse fasonerie

Nga Exit News
Si u përhap Covid-19 në 24 orë: të paktën 7 të infektuara, punonjëse fasonerie

21 pacientë të rinj me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 539.

Krahasuar me një ditë më parë, 24 orët e fundit janë zbuluar më pak të infektuar të rinj, por janë kryer dhe më pak testime.

Më shumë se gjysma e të infektuarve të rinj janë në Shkodër.

Në Kurbin janë zbuluar 2 të infektuarit e parë. Në total, shkon në 20 numri i qyteteve të prekura.

Të paktën 7 prej të infektuarve janë punonjëse në fasoneri të cilat kanë vazhduar punën si normalisht. Ditët e fundit fasoneritë po kthehen në vatra të rrezikshme infeksioni.

Të infektuarit e rinj janë:

  • 11 të infektuar në Shkodër, duke e çuar totalin në 94,
  • 4 të infektuar në Tiranë, duke e çuar totalin në 245,
  • 4 të infektuar në Krujë, duke e çuar totalin në 11,
  • 2 të infektuarit e parë në Kurbin.

Shkodër

Shumica e të infektuarve të rinj në Shkodër janë familjarë të pacientëve të mëparshëm: 4 anëtarë të një familjeje në lagjen Xhabije dhe 4 anëtarë në një familje në Kryebushat.

2 prej të infektuarve të rinj janë 2 punonjëse në një fasoneri në qytet. Mësohet se deri tani ka të paktën 4 punonjëse në 2 fasoneri të ndryshme të infektuara.

Kurbin

Deri tani, dihet se dy të infektuarat e parë në Kurbin janë punonjëse të një fasonerie në Krujë, e cila ka vazhduar punën dhe është mbyllur vetëm mëngjesin e 17 prillit, kur janë zbuluar punonjëse të infektuara.

Krujë

Edhe në Krujë, 3 prej të infektuarve të rinj janë punonjëse të fasonerisë.

Ndërsa i infektuari tjetër është djali i pacientës së parë me Covid-19 në Fushë-Krujë.

Sot bashkia ka mbyllur fasonerinë dhe tregun kryesor të fruta-perimeve në qytet.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>