16 persona të prekur me koronavirus janë identifikuar në 24 orët e fundit, duke shënuar rritje krahasuar me ditët e fundit.
11 prej 16 të infektuarve të rinj janë në Tiranë, duke e çuar numrin total të të prekurve në Tiranë në 140 ose sa 54 për qind e totalit.
Ndërsa 5 të infektuarit e tjerë janë:
- 3 në Durrës,
- 1 në Korçë,
- 1 në Kavajë.
Krahasuar më një ditë më parë, kur në Durrës u zbuluan 12 të prekur të rinj, në 24 orët e fundit rastet e reja në Durrës janë ulur në vetëm 3. Deri tani dyshohet se të infektuarit e ditëve të fundit, janë pjestarë të të njëjtit fis, në Spitallë të cilët janë infektuar nga një 71-vjeçar. Ky i fundit dyshohet se është infektuar nga djali i tij që punon në call-center.
Me 15 të prekurit e dy ditëve të fundit, Durrësi renditet në vend të dytë pas Tiranës, me 29 të infektuar ose sa 12 përqind e totalit.
Të infektuarit në Korçë e Kavajë janë kontakte të pacientëve të identifikuar më parë.
Në total numri i të prekurve ka arritur në 259, prej të cilëve 67 janë shëruar dhe 15 kanë humbur jetën, duke lënë 177 raste aktive.
Mosha mesatare e të prekurve është 50 vjeç.