Si u përhap Covid-19 në 24 orët e fundit: 6 të infektuar të rinj në Has

Nga Exit News
Si u përhap Covid-19 në 24 orët e fundit: 6 të infektuar të rinj në Has

18 persona të prekur me koronavirus janë identifikuar në 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 277.

6 prej të infektuarve të rinj janë në Has, shënuar një rritje të ndjeshme të të prekurve në qytet, nga 2 në 8.

Ndërsa të infektuarit e tjerë janë:

  • 3 në Tiranë, duke e çuar totalin në 143,
  • 3 në Elbasan, duke e çuar totalin në 8,
  • 2 në Shkodër, duke e çuar totalin në 10,
  • 1 në Durrës, duke e çuar totalin në 30,
  • 1 në Pukë, duke e çuar totalin në 4,
  • 1 në Kavajë, duke e çuar totalin në 6
  • 1 në Lezhë, duke e çuar totalin në 6.

Tre rastet e reja në Elbasan janë një nënë 52-vjeçare dhe 2 gocat e saj. Gruaja, e cila vuan dhe nga diabeti, është sjellë sot në spitalin Infektiv në Tiranë. Ajo punonte në një bankë dhe kontaktet e fundit me kolegët e saj i ka pasur më 25 mars.

Edhe në Durrës, ka një vatër të re infektimi. Një çift të moshuarish u konfirmuan dje me koronavirus dhe ISHP po punon për të ndjekur kontaktet e tyre. Ata nuk kanë lidhje me asnjë nga rastet e mëparshme të konfirmuar në qytetet.

Në Kavajë po ashtu, ka një vatër të infektimi në fshatin Gosë.

Të infektuarit në Tiranë, Shkodër, Pukë, Kavajë e Lezhë të infektuarit e rinj janë kontakte të personave të identifikuar më parë me Covid-19.

Në total numri i të prekurve ka arritur në 277, prej të cilëve 76 janë shëruar dhe 16 kanë humbur jetën, duke lënë 185 raste aktive.

Mosha mesatare e të prekurve është 50 vjeç.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>