11 persona të infektuar me koronavirus u zbuluan në 24 orët e fundit, duke shënuar për të dytën ditë radhazi rënie të numrit të të infektuarve të rinj.
6 prej tyre banojnë në Tiranë duke e çuar numrin e të prekurve në kryeqytet në 113, ose sa 57 për qind e të prekurve në total.
Personat me Covid-19 zbuluar 24 orët e fundit janë:
– Tiranë 6 persona;
– Krujë 2 persona;
– Fier 1 person;
– Pukë 1 person;
– Tropojë 1 person.
Mes të infektuarve në Tiranë është dhe Mirela Cami, Drejtoresha e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor. Pacientët e tjerë janë kontakte të rasteve të mëparshëm me Covid-19.
Në Krujë, të dy pacientët e rinj janë familjarë të pacientit 70-vjeçar që u njoftua dje nga ISHP si personi i parë në qytet me koronavirus.
70-vjeçari po kurohet në spitalin Infektiv, ndërsa dy pjestarët e familjes janë të izoluar në shtëpitë e tyre.
Në Pukë, e infektuara e re është vajza e çiftit të prekur nga koronavirusi. Ndërkohë 7 mjekë dhe infermierë që kanë pasur kontakte me kryefamiljarin. Ai dyshohet se është i pari i prekur në Pukë dhe më pas ia ka transmetuar atë gruas dhe vajzës. Ai ka qëndruar disa ditë në spital përpara se të bënte testimin për Covid-19, duke vënë kështu në rrezik dhe stafin mjekësor të spitalit.
Në Fier e Tropojë, dy të infektuarit janë persona kontakti me pacientët e mëparshëm, duke bërë që deri më tani të mos ketë vatër të re infeksioni.
Deri tani, në 16 nga 61 bashki ne vend ka pacientë të prekur me koronavirus.