Grupi i cili drejtonte laboratorin e kokainës në Xibrakë, Elbasan ishte një nga grupet më të mëdha të trafikimit të kokainës nga Amerika Latine.
Gazeta kolumbiane “El Espectador”, në një analizë të saj për përfundimin e një prej aksioneve më të rëndësishme ndërkombëtare kundër luftës ndaj narkotikëve shkruan se:
Arrestimi i dy kimistëve kolumbianë në Shqipëri më 15 janar 2015 ishte fillesa e operacionit për shkatërrimin e një prej rrjeteve më të sofistikuara të narkotrafikut gjatë dy viteve të fundit. Në vitin 2014, filluan hetime nga Prokuroria e Kolumbisë, por vetëm më korrik 2016, Departamenti i Narkotikëve, Prokuroria e Republikës së Kolumbisë, DEA dhe autoritetet e tjera partnere arritën të arrestojnë 33 anëtarë të organizatës kriminale, nga 133 anëtarë. Kjo organizatë ka transportuar tonelata me drogë përmes Oqeanit Atlantik.
Pjesë e këtij klani, i cili kishte ndërtuar një sistem trafikimi gati të pamundur për tu identifikuar ishin anëtarët të mafias italiane N’Dragheta, të organizatave kriminale të Hollandës, të Shqipërisë, të Greqisë, të Belgjikës dhe të Kolumbisë.
Policia kolumbiane e zbuloi rastësisht këtë rrjet, gjatë një kontrolli rutine në ngarkesat e ardhura nga Catatumbo, të dërguara nga një kompani e cila nuk kishte eksperiencë në këtë fushë. Ato analizuan një sasi provë të çimentos dhe zbuluan se ajo përmbante kokainë.
Për përzierjen e kokainës dhe ndarjen e saj punonte një grup kimistësh, të cilët ishin të vetmit që njihnin procedurën.
Trafikantët e përzienin kokainën në materiale ndërtimi dhe në materiale të përpunimit të lëkurës.
Zyra e prokurorit të Kolumbisë filloi hetimet për një person të quajtur Gilberto Sanabria Hernandez, i cili jetonte në Bucaramanga (qytet në Kolumbi), i dyshuar si koka e rrjeti, dhe i cili u arrestua me 30 qershor 2016.
Kokaina e përzier me minerale të tjera nuk shkonte direkt në port, por në fillim transportohej në qytetet e Bucaramanga, Bogota apo Fusagasuga, ku një grup kimistësh e përzienin me minerale apo produkte ndërtimi.
Kimistët përgjegjës për këtë detyrë ishin: Walter Moreno, César Ávila e Robinson Augusto López.
Dy të parët ishin edhe ato që dhanë shenjat e para për rrjetin e ri dhe metodat e reja të trafikut të kokainës.
Policia e Kolumbisë në bashkëpunim me Ambasadën e SHBA-ve dhe DEA-n, organizuan një operacion për ndjekjen e dy kimistëve Walter Moreno dhe César Ávila, të cilët ishin caktuar nga organizata kriminale për të udhëtuar drejt Shqipërisë. Detyra e tyre ishte të ndanin drogën e përzier në Kolumbi me minerale dhe materiale ndërtimi, dhe më pas ta paketonin për ta trafikuar në tregjet e Evropës perëndimore.
Policia kolumbiane kontaktoi autoritete evropiane të cilat ishin përgjegjëse për ndjekjen e hetimeve dhe kryerjen e arrestimeve të emisarëve të mafias italaine. Si rezultat i këtij operacioni u kapën 121 kilogramë kokainë, 200 mijë euro dhe u arrestuan dy kolumbianët më 15 janar të 2015 në Shqipëri.
Sipas burimeve diplomatike, ky ka qenë një nga operacionet më të mëdha ndërkombëtare, sepse arriti të shkatërrojë një rrjet të tërë që dërgonte tonelata me drogë në kryeqytete kryesore të evropës si Kopenhangen, Athinë, Mali iZi, gejnova, Cagliari dhe Roterdami.