Një punëtor ndërtimi është lënduar pasi ka rënë nga lartësia teksa punonte, mesditën e së martës.
Ngjarja ka ndodhur në një pallat në ndërtim, në zonën e njohur si Kodra e Diellit, në Tiranë. Punëtori 59-vjeçar është dërguar në spital ku po merr dhe ndihmën e parë.
Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të verifikuar respektimin e masave të sigurisë gjatë punës.
Ky është punëtori i dytë që lëndohet gjatë punës brenda pak ditësh.
Gjatë dy viteve të fundit, ka pasur mbi 40 punëtorë të dëmtuar apo dhe që kanë humbur jetën gjatë punës.
Vetëm në vitin 2019, mungesa e sigurisë në punë ishte shqetësuesedhe shkaktoi të paktën 34 viktima.