
Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë, Silva Bino, njoftoi të mërkurën, në një intervitë për mediat, se në fundjavë do të vijë në vend një furnizim i ri i vaksinave kineze Sinovac dhe do të rifillojë administrimi i dozave të dyta.
“Dozat e radhës priten brenda fundjavës sipas kalendarit të publikuar dhe do të nisë me ritme më të shpejta vaksinimi me dozat e para dhe po ashtu do të nisë edhe vaksinimi me dozat e dyta,” u shpreh Bino.
Komenti erdhi në kuadër të shqetësimit të qytetarëve që kanë marr dozën e parë të vaksinës kineze Sinovac dhe kur janë paraqitur për të marr dozën e dytë, janë kthyer mbrapsht për mungesë të vaksinave.
Bino shtoi se prioriteti ngelet adminsitrimi i sa më shumë dozave të para të vaksinës, pasi vonesa në adminsitrimin e dozës së dytë nuk sjell asnjë problem, madje rrit imunitetin.
“Nuk ka asnjë problem nëse doza e dytë e vaksinës shtyhet. Sipas disa studimeve, është vënë re që shtyrja e vaksinimit nuk përbën problem, por rrit edhe antitrupat,” tha Bino.
Ajo i këshilloi qytetarët t’i drejtohen mjekut të familjes për udhëzime në lidhje me ditën kur të do marrin dozën e dytë të vaksinës.