Silva Bino: Në fundjavë presim vaksina të tjera, rifillon administrimi i dozave të dyta

Nga Exit News
Silva Bino: Në fundjavë presim vaksina të tjera, rifillon administrimi i dozave të dyta

Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë, Silva Bino, njoftoi të mërkurën, në një intervitë për mediat, se në fundjavë do të vijë në vend një furnizim i ri i vaksinave kineze Sinovac dhe do të rifillojë administrimi i dozave të dyta.

Dozat e radhës priten brenda fundjavës sipas kalendarit të publikuar dhe do të nisë me ritme më të shpejta vaksinimi me dozat e para dhe po ashtu do të nisë edhe vaksinimi me dozat e dyta,” u shpreh Bino.

Komenti erdhi në kuadër të shqetësimit të qytetarëve që kanë marr dozën e parë të vaksinës kineze Sinovac dhe kur janë paraqitur për të marr dozën e dytë, janë kthyer mbrapsht për mungesë të vaksinave.

Bino shtoi se prioriteti ngelet adminsitrimi i sa më shumë dozave të para të vaksinës, pasi vonesa në adminsitrimin e dozës së dytë nuk sjell asnjë problem, madje rrit imunitetin.

Nuk ka asnjë problem nëse doza e dytë e vaksinës shtyhet. Sipas disa studimeve, është vënë re që shtyrja e vaksinimit nuk përbën problem, por rrit edhe antitrupat,” tha Bino.

Ajo i këshilloi qytetarët t’i drejtohen mjekut të familjes për udhëzime në lidhje me ditën kur të do marrin dozën e dytë të vaksinës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>