Komiteti Ekspertëve deklaroi se nuk do të ketë më ritestime për të infektuarit me Covid-19, pasi ata nuk e trasmetojnë më koronavirusin.
Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino pohoi se personat e infektuar me Covid 19 nuk do të ritestohen më pas 14 ditësh.
“Kemi hequr ritestimet, pas ditës së 14 nuk ka më aftësi transmetueshmërie virusi.”