Silva Bino shpjegon përse ka vonesa në bërjen e tamponëve

Nga Exit News
Silva Bino shpjegon përse ka vonesa në bërjen e tamponëve

Silva Bino, Shefja e Epidemiologjisë në ISHP ka shpjeguar se përse ka vonesa në marrjen e tamponit për të parë nëse qytetarët janë infektuar me Covid-19 dhe kthimin e përgjigjeve.

E ftuar në emisionin Opinion, Bino tha se kërkesa për të bërë tampone është më e lartë se kapaciteti që mund të përballonte laboratori i ISHP-së:

“Duke pasur një rritje të rasteve, pra ne kemi pasur një rritje të transmetueshmërisë së rasteve, është rritur kërkesa për të kryer tamponin, përtej kapaciteteve që ka pasur laboratori jonë.”

Megjithatë Bino shtoi se janë rritur kapacitetet dhe aktualisht laboratorët shtetërore mund të bëjë deri në 1500 testime në ditë:

“Ne kemi ndërtuar 3 laboratorë, plus laboratorin e QSUT-së që funksionon. 1500 testime në ditë i bëjmë ne, aktualisht kjo mbulohet, me ato kërkesa që vijnë tek ne, sepse nuk e merr Instituti kërkesën për tampon.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>