
Sindikata e Policisë së Kosovës ka paralajmëruar qeverinë se nëse nuk i merr parasysh kërkesat e tyre ata do të ndërmarrin masa radikale.
Sindikata ka deklaruar se policët ishin të infektuar me Covid-19, ku përveç vuajtjes nga sëmundja kishin edhe shpenzime të jashtëzakonshme. Sipas sindikatës qeveria ishte në dijeni për këtë.
Ata kërkojnë nga qeveria:
-pagesë të pakos emergjente;
-pagesë të ushqimit;
-pagesë të orëve të punës;
-pagesë të ditëve të fundjavës dhe ditëve të festave;
-pagesë për ndërrimin e natës.
Deri më tani, Kosova ka humbur 12 policë nga Covid-19 dhe mbi 1400 janë infektuar, tha Sindikata e Policisë në një komunikatë për mediat.