Sindikata e Punonjësve në Universitetin e Tiranës, kërkoi shtyrjen e zgjedhjeve në universitet, pasi nuk garantohen kushtet minimale për zhvillimin e tyre.
Në një letër të hapur, kryetari i Sindikatës, Sandër Kovaçi propozon që zgjedhjet të zhvillohen në shtator ose javën e parë e fillimit të vitit të ri akademik.
“Propozimi i Sindikatës së Punonjësve te Universiteteve të Shqipërisë është që të bëhet një shtyrje tjetër e datës së zgjedhjeve dhe si periudhë e përshtatshme zgjedhjesh mendojmë se është shtatori 2020, periudha kur do të zhvillohen orët në auditor, ose java e parë e fillimit të vitit të ri akademik 2020 – 2021. “
Në përfundim të letrës, sindikata propozon që drejtuesit aktual të organeve të universiteti, të zëvendësohen me drejtues të përkohshëm deri në zgjedhjen e të rinjve.