Sindikata e Trafikut Ajror akuzon Albcontrol për shkelje të rregulloreve dhe manuale

Nga Exit News
Sindikata e Trafikut Ajror akuzon Albcontrol për shkelje të rregulloreve dhe manuale

Përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur të Trafikut Ajror akuzuan Këshillin Mbikëqyrës të “Albcontrol” sh.a,për shkelje të një sërë rregulloresh dhe manualesh të sigurisë së trafikut ajror.

Në një takim me Presidentin Ilir Meta, të enjten, ata u shprehën se këto shkelje “vënë në rrezik individualisht dhe kolektivisht të gjithë trupën e kontrollorëve të trafikut ajror, shoqërinë “Albcontrol” sh.a. por njëkohësisht dhe sigurinë e hapësirës ajrore të Republikës së Shqipërisë”.

Ata, sipas njoftimit të zyrës së Presidencës, sqaruan se “për të njëjtën problematikë”, edhe organizata evropiane e trafikut ajror “i kanë kërkuar qeverisë dhe autoriteteve përgjegjëse vlerësimin me seriozitet të kësaj situate, respektimin e të drejtave të kontrollorëve shqiptare”.

Meta i shprehu mbështejen e tij përfaqësuesve të Sindikatës dhe bëri thirrje për dëgjimin e kërkesave të tyre.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>