Ministria e Brendshme raportoi lidhur me situatën në zonat e përmbytura, deri në orën 12:00, me anë të një njoftimi për median.
Çarja e argjinaturës së lumit Shkumbin përmbyti disa fshatra në Divjakë dhe Lushnje. Rreth 30 familje u evakuuan. Në Rrogozhinë, nivelit i ujit po rritet por ende nuk ka filluar evakuimi i banorëve.
Ura e Broshkës, në afërsi të Elbasanit, u shemb dhe ka izoluar 1200 banorë të fshatit.
Në segmentit rrugor Tiranë – Elbasan, pranë hotel Eklips, një rrëshqitje dheu ka bllokuar qarkullimin. Ndërsa në Bërzhitë katër familje rrezikohen nga rrëshqitja e dherave. Një urë që lidh Paskuqanin me ish uzinën Dinami u dëmtua, duke vështirësuar kalimin.
Në qarkun e Durrësit, në Shijak situata është ende kritike. Fshati Sallmone është i mbulur nga uji si pasojë e daljes së lumit Erzen nga shtrati. Rreth 150 banesa janë dëmtuar. 50 familje u evakuuan në Shijak, ndërsa 30 në Sukth.
Ministria njofton se situata në qarkun e Lezhës po shkon drejt normalizimit pasi niveli i ujit në fshatin Pllane po ulet.
Aktualisht, aksi rrugor Gramsh – Elbasan, Qafë Mali – Fierzë – Fushë Arrëz dhe Qafë Thore – Bogë – Theth janë të pakalueshëm. Ndërsa Rruga e Kombit funksionon normalisht, pasi u pastrua masivi i dheut që rrëshqiti dje.