Skandal me tenderat në Ministrinë e Mbrojtjes, abuzim me 942 mijë euro

Skandal me tenderat në Ministrinë e Mbrojtjes, abuzim me 942 mijë euro

KLSH kallëzon penalisht 12 punonjës të Ministrisë së Mbrojtjes për abuzime me fondet publike me shumën 942 mijë euro.

Nga auditimi në Ministrinë e Mbrojtjes për periudhën Mars – Shtator 2015, KLSH ka gjetur shkelje ligjore në tendera, planifikimin e buxhetit, inventarët e Ministrisë dhe në proçedurat e prokurimit publik.

Sipas KLSH-së janë gjetur parregullsi në 14 tendera, nga 28 që janë  kryer gjithsej. Në tenderin për rikonstruktimin e ambjenteve, Ministria ka shpallur fituese një firmë pastrimi e cila kishte të regjistruar në stafine  saj vetëm 30 pastrues. Ndërkohe që, në shumë tendera të tjerë janë vënë re favorizime ndaj kompanive të caktuara. ” Në 6 procedura tenderimi ka paraqitur ofertë vetëm një OE. Fondi limit për këto procedura ka qenë 103 milion lekë, ose sa 37 % e fondit limit të tenderuar”, theksohet ne raportine  KLSH-së.

Raporti evidenton se planifikimi i buxhetit nuk është hartuar sipas kërkesave të NATO-s, ndërsa inventarët e pronave shtetërore nuk janë përditësuar me të dhënat e reja. Të gjitha parregullsitë dhe shkeljet ligjore lënë vend për të dyshuar për vendime klienteliste të Ministrisë së Mbrojtjes.

Ndër zyrtarët e paditur në prokurroi pë abuzimet në ministrinë e Mbrotjes, janë Drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Standarteve të NATO-s dhe Modernizimit, Shef i Sektorit të Hartimit të Projekteve, shefi i Shtabit në Policinë ushtarake, shefi i logjistikë në Policinë Ushtarake.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>