Skena e Pavarur Kulturore (SPK), rrjeti më i madh kulturor në Shqipëri, i përberë nga 20 organizatat më te njohur të fushës së artit dhe kulturës, kërkuan sot nga partitë politike të tregojnë vullnet politik për t’i rikthyer dinjitetin kulturës në vend.
Në një deklaratë për media, ato shprehen se Skena Kulturore e Pavarur ndodhet në “një fazë kritike dhe i nevojitet me urgjencë një vullnet politik dhe strategji mbeshtetjeje për të përmirësuar kushtet ligjore ekonomike të saj”. Ndaj, ato i kërkojnë partive politike të shprehen qartësisht në lidhje me kërkesat e tyre në ndihmë të zhvillimin të artit të pavarur në vend. Këto kërkesa janë si më poshtë:
Rritje e fondin për kulturën në nivel kombëtar i cili nuk e kalon pragun e 0/5% të buxhetit të Shtetit dhe është më i ulti në rajon.
Rishikimi i ligji për artin dhe kulturën, i cili ka boshllëqe ligjore dhe praktike.
Të rikthehet në funksionim “Qendra Kombëtare e Artit dhe Kulturës (QKAK)” si një instrument i cili do të shkëpuste krijimtarinë e lirë nga vendimarrja politike.
Ngritja e strukturave që sigurojnë përfshirjen aktive të komunitetit artistik në përcaktimin e prioriteve
Transperencë në nivel vendor dhe qendror për fondet e artit
Të krijohen lehtësira për artistët në mënyrë që të reduktohet varësia e kulturës së pavarur nga fondet shtetërore.
Në fund organizatat kulturore shprehen se “nxisim dhe inkurajojmë këtë proces, si dhe urojmë që në krye të Ministrisë së Kulturës të zgjidhet një drejtues dhe ekip me vizionin e duhur për të përmbushur me sukses qëllimet insitucionale, për t’i kthyer këtij institucioni dhe kulturës dinjitetin e munguar dhe shumë dëshiruar”.
Skena e Pavarur Kulturore (SPK) është krijuar më 4 Maj 2013. Qëllimi kryesor i saj është ndërtimi i një skene kulturore të pavarur dhe të qendrueshme.