
Sllovenia dhe Austria kanë premtuar mijëra doza të vaksinave Covdi19 për Republikën Çeke pasi u kritikuan nga Brukseli për ndihmën ndaj partnerëve të BE-së që kishin më shumë nevojë për vaksinë.
AFP raporton se Kancelari slloven Janez Jansa premtoi 10,000 doza për Republikën Çeke.
Jansa shkroi në Twitter: “Një vit më parë, në fillim të epidemisë kur nuk kishim asnjë pajisje mbrojtëse, Republika Çeke ishte e para që na ndihmoi dhe na dërgoi 1.5 milion maska dhe pajisje të tjera”.
Ndërsa Austria i dhuroi 30 mijë doza vaksine të premten Republikës Çeke.