
Sllovenia ka nxitur qytetarët e saj të kthehen nga Kroacia brenda fundit të javës, në të kundërt do të përballen me 2 javë karantinë të detyrueshme, pas shtrimit të rasteve të të infektuarve atje.
Zëdhënësi i qeverisë sllovene e quajti Kroacinë një vend të rrezikshëm dhe tha se nuk ka zgjidhje tjetër veçse t’i kërkoj qytetarëve të saj të kthehen.
Kroacia i shpëtoi pjesës më të rëndë të valës së parë për shkak të mbylljes së shpejtë dhe mungesës së turistëve gjatë fundit të dimrit dhe u promovua si një destinacion i sigurtë turistik,
Por ditën e mërkurë në Kroaci u regjistruan 219 raste të reja me Covid-19, duke e çuar totalin në 7,074 raste.