Socialistët shkarkojnë Arben Malajn nga Banka e Shqipërisë

Nga Redaksia
Socialistët shkarkojnë Arben Malajn nga Banka e Shqipërisë

Me 72 vota pro socialistët shkarkuan Arben Malajn nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë.

Më 16 korrik, me një shkresë prej 9 faqesh, 28 deputetë socialistë e kërkuan shkarkimin e Zotit Malaj. Ish-Ministri i Financave ka kritikuar politikat ekonomike të qeverisë dhe sidomos mënyrën e administrimit të Bashkisë Tiranë nga Erion Veliaj.

Në postime të shumta në rrjetet sociale Malaj ka kritikuar arrogancën, tenderat abuzive dhe politikën e gjobave të ndjekura nga kryebashkiaku Veliaj.

Pas nismës së PS-së, ai ishte shprehur se ishte kërcënuar nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla dhe se për këtë ka raportuar dhe në Këshillin e Bankës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>