Sondazhi i IPR tregon rritje të PS-së

Sondazhi i IPR tregon rritje të PS-së

Pas sondazhit të Institutit italian Piepolit/Report TV më 13 qershor, edhe sonazhi i IPR/Ora News konfirmoi dje rritje të Partisë Socialiste. PS në karahasim me rezultatet e zgjedhjeve të 2013-ës, 41.3 për qind, dhe me rezultatet e dy sondazheve të mëparshme ku PS merr 43 për qind dhe 45 për qind, sondazhi i djeshëm tregoi sërish rritje të PS-së në 48 për qind.

Në krahasim me sondazhin e 7 qershorit, Partia Demokratike ka rënë me pesë përqind, ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim është e qëndrueshme me 13 për qind të votës popullore.

Screen Shot 2017-06-15 at 10.21.38

Ne qytetin e Shkodrës, PS dhe PD renditen me 41 për qind secila, pra pesë deputet secila parti dhe një deputet LSI-ja.

Në të njëjtën kohë, shihet rritje e numrit të qytetarëve të cilët nuk do të votojnë më 25 qershor. Në sondazhin e 31 maj, 62.1 për qind e qytetarëve do të votonin, ndërsa sipas sondazhit të djeshëm kjo shifër ka rënë në 54.7 për qind.  Pjesmarrja e ulët në votimet mund të prekë vetëm rezultatin e PD-së.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>