Ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca i ka bërë apel politikanëve që të finalizojnë sa më parë emërimin e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese, me qëllim nisjes e punës së saj sa më parë.
Përmes një postimi në Facebook, Soreca theksoi se kjo është një kërkesë e Konkluzioneve të Këshillit të BE-së të marsit 2020 dhe duhet të përmbushet para Konferences së parë Ndërqeveritare.
Soreca i këshillon institucioneve shqipëtare që t’i referohen opinionit të Komisionit të Venecias për udhëzimet e nevojshme për të përfunduar me shpejtësi emërimet.