
Bashkimi Evropian do të japë 11 milionë euro për Shqipërinë për blerjen e vaksinave dhe pajisje për të përfunduar planin e vaksinimit. Lajmin e dha vetë Ambasadori i BE-së Soreca, në një intervistë për News24, të shtunën.
Ai lajmëroi se në vend kanë ardhur “90 milionët e parë të asistencës makro-financiare, që Bashkimi Evropian ka premtuar dhe kontraktuar me Shqipërinë do të jepen më 1 prill”
Ndërsa, “transhi i dytë i 90 milionë eurove do të jepet në verë, brenda një periudhe kohore të shpejtë, duke pasur parasysh shumën për të cilën po flasim”.