Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca shkruan se BE ka qënë mbështetësi kryesor i Shqipërisë gjatë këtij viti të vështirë.
Përmes një postimi në Twitter, Soreca shkruan se BE mbështeti rimëkëmbjen nga tërmeti dhe forcimin e sistemit shëndetësor.
“Solidariteti është vlerë kryesore e Bashkimit Europian. Në 2020 BE ka qënë dhuruesi më i madh i Shqipërisë. Ne mbështetëm rimëkëmbjen nga tërmeti dhe forcimin e sistemit shëndetësor për përballimin e pandemisë. Gjithmonë pranë qytetarëve shqiptarë”