
Ambasadori i BE-së Luigi Soreca do të takojë sot në orën 11:00 ambasadorët Yuri Kim dhe Duncan Norman, si dhe një përfaqësues nga OSBE-ja për të folur pë Reformën Zgjedhore
Takimi vjen pas deklaratës së ambasadores Kim se është arritur një draft-marrëveshjeje, e cila përmban rekomandimet e OSBE/ODIHR-it dhe disa masa të tjera që sigurojnë votën e qytetarëve dhe se tani i takon kreut të PD-së Basha të vendosë.